Aktualisht në komunën e Gjilanit janë 69 raste aktive me COVID-19. Kështu u tha në mbledhjen e komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, ku u vlerësua si lajm i mirë trendi i rënies së numrit të infeksionit në Gjilan.
“Gjendja e përgjithshme e Gjilanit është kjo: 1 mijë 23 të infektuar në total, 910 të shëruar plotësisht, 69 raste aktive, 19 të hospitalizuar, 44 të vdekur dhe 30 mostra në pritje.”, thuhet në njoftimin e komunës së Gjilanit./UBTNews