Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 69 pacientë me COVID-19.
Spitali i Pejës njofton se një pacient është në respirator (CPAP), 49 pacientë janë në oksigjenoterapi, tetë pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Tetë pacientë me COVID-19 që po trajtoheshin në këtë spital janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit./UBTNews