Në klinikat COVID-19 të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar 675 pacientë të konfirmuar pozitiv me COVID-19.
“43 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, 644 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë. Në QKUK janë të shtrirë 324 pacientë: 275 të konfirmuar me Sars Cov-2, 21 në gjendje të rënduar, 269 me oksigjeno-terapi”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit në Klinikën Infektive janë 111 pacientë, në Klinikën Infektive II ( Mjekësia Sportive) – 63 pacientë, Klinika Infektive III ( Interno) – 42 pacientë, Klinika e Pulmologjisë – 74 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë – tre pacientë, 19 pacientë në Mjekimin Intensiv – COVID, katër pacientë në Intensivë të Klinikës Infektive, Klinika e Pediatrisë – 12 pacientë.
“Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 481 pacientë: 494- të konfirmuar pozitivë, 22- në gjendje të rënduar shëndetësore, 375- me oksigjeno-terapi. Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit – 109 pacientë, Spitali i Gjakovës – 70 pacientë, Spitali i Pejës – 103 pacientë, Spitali i Gjilanit – 82 pacientë, Spitali i Ferizajt – 63 pacientë, Spitali i Mitrovicës – 47 pacientë dhe Spitali i Vushtrrisë – 20 pacientë”, thuhet në njoftim./UBTNews