UBT News

67 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 67.

Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në gjithë vendin janë regjistruar tri raste të reja.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.964 doza të vaksinës, ku me dozën e parë janë vaksinuar 904 mijë e 256 qytetarë.

Deri më sot 824 mijë e 630 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 105 mijë e 111 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm një mijë e 775 persona.

Exit mobile version