UBT News

67 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë duke u trajtuar 67 pacientë me COVID-19.

Spitali i Pejës njofton se tre pacientë janë në respirator (CPAP), 47 pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërsa 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar pesë pacientë që po trajtoheshin në këtë spital./UBTNews

Exit mobile version