Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë duke u trajtuar 66 pacientë me COVID-19.
Spitali i Pejës njofton se dy pacientë janë në respirator (CPAP), 46 pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërsa dhjetë pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Tre pacientë me COVID-19 që po trajtoheshin në këtë spital janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit./UBTNews