UBT News

657 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 657 gjoba për shkak të mosrespektimit të masave anti-COVID.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 32 aksidente trafiku me të lënduar dhe 31 aksidente me dëme materiale.

Po ashtu Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1 mijë e 74 tiketa trafiku.

Exit mobile version