Në fillim të muajit shtator do të vijnë 150 mijë vaksina antiCOVID nga Gjermania. Lajmin e ka konfirmuar zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi me anë të një shkrimi në Facebook.
Krahas vaksinave antiCOVID nga Gjermania, në Kosovë do të vijnë edhe 500 mijë vaksina të tjera antiCOVID më 6 shtator nga programi COVAX, si rezultat i donacionit nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden./UBTNews