Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e një 64-vjeçari mbrëmë te parku i qytetit në Prishtinë. Sipas raportit të policisë, dyshohet se i njëjti ka kryer vetëvrasje.
Policia ka njoftuar se vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku përgjegjës. Kurse me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti në polici po hetohet si “Hetim i vdekjes”.