Policia e Kosovës po vazhdon me aktivitetet e saj në luftën ndaj COVID-19. Në 24-orëshin e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 639 gjoba për qytetarët që s’i respektuan masat antiCOVID.
Ligji për Luftimin dhe Parandalimin e Pandemisë COVID-19 ka hyrë në fuqi në muajin gusht. Ky ligj ka për qëllim krijimin e bazës ligjore për institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës, për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19./UBTNews