UBT News

633 raste aktive me COVID-19 në Gjilan, apelohet për kujdes të shtuar

Në Gjilan aktualisht janë 633 raste aktive me COVID-19. Aktualisht 82 qytetarë janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, 64 prej tyre janë në oksigjeno-terapi.

Lajmin e ka konfirmuar nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, i cili ka apeluar të gjithë qytetarët që t’i respektojnë masat kundër përhapjes së COVID-19.

Që nga fillimi i pandemisë në Gjilan janë testuar 19 mijë e 109 mostra, 5 mijë e 795 raste rezultuan pozitive me COVID-19, 5 mijë e 36 janë shëruar, dhe 127 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19./UBTNews

Exit mobile version