Një ish-nxënës, tani 63-vjeçar, ka hyrë me forcë në ish-shkollën e tij në veri të Japonisë për të marrë sendet që i kishte sekuestruar mësuesi më shumë se 40 vite më parë.
I moshuari realizoi misionin e pazakontë në bashkëpunim me të dashurën e tij 58 vjeçare, kur shkolla ishte e mbyllur për pushimet dimërore. Ai tha më pas se shpresonte të gjente aty dhe informacionet e kontaktit të ish-mësuesit.
Dyshja kishin arritur të hynin në dhomën e mësuesve por ishin pikasur nga një punonjës që gjendej në shkollë i cili thirri policinë për të raportuar ata.
Oficerët erdhën në vendngjarje dhe arrestuan dy personat për kalim të pronës private, shkruan rrjeti vendas SoraNews24.
Të dy ish-nxënësit e shkollës raportohej se ishin të intoksikuar me pije alkoolike në kohën e arrestimit.
Përdoruesit e mediave sociale në Japoni shprehnin simpati të gjerë me shkelësit, duke thënë se historia u kujtonte fëmijërinë e tyre.
Një prej tyre shkruante, “Kur isha i vogël një burrë i moshës së mesme hyri me forcë në klasë duke thënë se donte të ulej në ish-bankën e tij, nuk e di nëse ishte i pirë”.
Një tjetër shkruante, “Në shkollën tonë ka pasur vetëm një ribashkim mes nxënësve, por kur ndodhi unë u ula në tryezën time të vjetër të orës së anglishtes”.
“Jam i shokuar që mësuesit mund të sekuestronin sende nga nxënësit”, shkruante një tjetër duke u ankuar për rregullat e ashpra të shkollave japoneze./TCH