63 pacientë me COVID-19 janë të hospitalizuar në Gjilan. Lajmin e ka konfirmuar nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, në takimin për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit.
Ismajli ka apeluar qytetarët dhe bizneset që japin shërbime që të vazhdojnë t’i respektojnë masat, vendosjen e maskës dhe mbajtjen e distancës.
Nga 13 mijë e 805 mostra të marra, 3 mijë e 951 raste rezultuan pozitive, 3 mijë e 646 janë shëruar, 112 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 258 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 63 persona dhe 212 mostra në pritje për rezultat./UBTNews