Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 528 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 62 raste pozitive.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 17 raste, komuna Prizren 14 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Junik dhe Malishevë.”, njofton IKSHPK-ja.
Numri total i rasteve pozitive është 15 mijë e 270 nga 63 mijë e 638 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 616 raste të vdekjes.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik konfirmoi se në 24 orët e fundit janë shëruar 85 pacientë, teksa numri i të shëruarve ka shkuar në 12 mijë e 900, kurse numri i rasteve aktive është 1 mijë e 754./UBTNews