UBT News

62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, 21 persona të lënduar

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 62 aksidente trafiku në të gjithë territorin e vendit. Nga këto, 21 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 41 të tjera vetëm me dëme materiale. Fatmirësisht, nuk është shënuar asnjë rast me fatalitet.

Gjatë kësaj periudhe, janë shqiptuar gjithsej 1,943 tiketa për shkelje të rregullave të trafikut. Ndërkohë, 7 persona janë arrestuar dhe janë në mbajtje policore.

Policia apelon për më shumë kujdes dhe respektim të rregullave të komunikacionit, duke theksuar se siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët e të gjithë qytetarëve.

Exit mobile version