UBT News

615 qytetarë gjobiten për mosrespektim të masave antiCOVID

Qytetarët po vazhdojnë të mos i respektojnë masat antiCOVID të vendosura nga institucionet shëndetësore e shtetërore.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 615 gjoba për mosrespektim të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Aktualisht në Kosovë janë 5 mijë e 679 raste aktive me COVID-19.

Exit mobile version