UBT News

60 raste aktive me COVID-19 në Gjilan

Në komunën e Gjilanit janë 60 raste aktive me COVID-19. Kështu u tha në mbledhjen e sotme të Komitetit komunal të Gjilanit, ku u theksua se lajmi i mirë është që numri i rasteve aktive ka rënë në 60.

“Gjendja e përgjithshme e Gjilanit, si përket përballjes me pandeminë COVID-19 është kjo: 1 mijë e 48 raste pozitive në total, 943 të shëruar plotësisht, 45 të vdekur, 11 të hospitalizuar dhe 27 mostra në pritje.”, thuhet në njoftimin e komunës së Gjilanit.

Gjilani është komuna e parë në nivel të Republikës që më 22 shkurt ka themeluar mekanizmin kundër përhapjes së virusit COVID-19, derisa më 13 mars, kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka marrë vendimin e radhës për formimin e Komitetit Gjilanit për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19./UBTNews

Exit mobile version