UBT News

60 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, aktualisht janë duke u trajtuar 60 pacientë me COVID-19.

Spitali i Pejës njofton se 43 pacientë janë në oksigjeno-terapi, 11 pacientë në gjendje më të rëndë, ndërsa një pacient në respirator.

Ndërkaq bëhet e ditur se tre pacientë janë shëruar nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit./UBTNews

Exit mobile version