UBT News

60 mijë aplikime për shtesat për fëmijë

Ministria e Financave ka njoftuar se ka shkuar në 60 mijë numri i aplikimeve për shtesat për fëmijë. MF-ja njofton se aplikimi është i hapur për të gjithë fëmijët e lindur në periudhën 2015-2021.

Aplikimi vazhdon të jetë i hapur deri më 24 tetor për të gjithë fëmijët e lindur nga viti 2015 e këndej.

Sipas vendimit të Qeverisë, fëmijët nga 0 deri në 24 muaj marrin 20 euro në muaj, ndërsa ata nën moshën 16-vjeçare nga 10 euro./UBTNews

Exit mobile version