Rreth 158 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë së paku dozën e parë të vaksinës antiCOVID dhe afërsisht 124 milionë persona janë vaksinuar plotësisht.
Afërsisht 60% e të rriturve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë së paku një dozë të vaksinës COVID-19, dhe më shumë se 47% e të rriturve janë vaksinuar plotësisht. Midis të moshuarve, gati 85% kanë marrë të paktën një dozë dhe rreth 73% janë vaksinuar plotësisht.
Në total, 247 milionë e 411 mijë e 901 doza të vaksinës janë administruar dhe rreth 80% e 344 milionë e 503 mijë e 595 dozave janë pranuar./UBTNews