UBT News

60% e të plagosurve janë gra dhe fëmijë, thotë Ministria e Shëndetësisë e Palestinës

Afërsisht dy të tretat e të plagosurve në Rripin e Gazës janë gra dhe fëmijë, konfirmoi Ministria e Shëndetësisë e Palestinës.

“Të gjithë shtretërit e spitaleve janë mbushur – barnat dhe furnizimet mjekësore po mbarojnë”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë.

Ministria regjistroi 5 mijë persona të lënduar, në mesin e tyre 3 mijë janë gra dhe fëmijë.

Sipas OKB-së, 260 mijë persona janë zhvendosur./UBTNews/

Exit mobile version