Afërsisht dy të tretat e të plagosurve në Rripin e Gazës janë gra dhe fëmijë, konfirmoi Ministria e Shëndetësisë e Palestinës.
“Të gjithë shtretërit e spitaleve janë mbushur – barnat dhe furnizimet mjekësore po mbarojnë”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë.
Ministria regjistroi 5 mijë persona të lënduar, në mesin e tyre 3 mijë janë gra dhe fëmijë.
Sipas OKB-së, 260 mijë persona janë zhvendosur./UBTNews/