Nuk ju duhen angazhime të mëdha
Terapia me pasion është metodë e pranuar e preventivës dhe e shërimit të neurozës dhe depresionit, por edhe mënyrë e shkëlqyeshme që njerëzit të cilët çdo ditë janë nën stres të madh të qetësohen maksimalisht, transmeton Telegrafi.
Gjashtë pasionet në vijim janë perfekt për qetësim!
1. Origami
Arti i bërjes së figurave nga letra kërkon përqendrim dhe durim. Njëherësh, ky proces nuk kërkon stres emocional, përkundrazi – i rregullon mendimet për një kohë të shkurtër dhe qetëson sistemin nervor.
2. Thurja
Për të filluar me thurje, nuk ju nevojiten shkathtësi speciale as angazhime të mëdha. Mjafton të blini shtiza për thurje dhe lesh, dhe t’i shikoni disa video-udhëzime. Që pas disa radhëve do t’i harroni të gjitha problemet!
3. Bërja e zhuleve
Një ndër inovacionet më interesante të kohës moderne është kjo masë plastike interesante të cilën me kënaqësi do të krijoni forma.
4. Pikturimi dhe ngjyrosja
Nëse keni talent për pikturë, shumë mirë do të jetë. Nëse jo, zgjedhje perfekt janë librat për t’u ngjyrosur për të rriturit të cilat do t’ju çlirojnë nga stresi dhe do t’jua qetësojë nervat.
5. Qeramika
Puna e dorës po ashtu ndihmon që të luftojmë me stresin emocional dhe të gjejmë paqen. Ku pasion kërkon pak investim, por gjithsesi do të jetë i suksesshëm.
6. Qëndisja
Lëvizjet monotone me rastin e qëndisjes do t’jua çlirojnë mendimet dhe do t’jua qetësojë trurin. Se si do të dalin këto veprime n fund nuk është e thënë të jetë e rëndësishme, e rëndësishme është që do të qetësoheni gjatë vetë procesit të qëndisjes.