UBT News

6 mijë e 968 raste aktive me COVID-19, IKShPK thirrje për respektim të masave

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 67 mijë e 469 raste me COVID-19, prej tyre 1 mijë e 582 kanë vdekur, ndërkaq 58 mijë e 919 janë shëruar.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se numri i rasteve aktive është 6 mijë e 968.

Për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19 ditët e fundit, Instituti ka bërë thirrje për respektim të masave antiCOVID.

IKShPK thotë se numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës si pasojë e drejtëpërdrejtë e neglizhimit të masave./UBTNews

Exit mobile version