Është e pamundur të gabosh kur bëhet fjalë për vitaminën C. Ju e hani atë, e pini dhe madje e aplikoni në lëkurën tuaj.
Çdokush që e ka provuar flet për efektet e saj të mrekullueshme dhe pasi të mësoni më shumë rreth saj nuk do të doni të jetonit një ditë tjetër pa të.
Neps.al ju rendit më poshtë 6 përfitime fantastike që ju merrni nga përdorimi i serumit të vitaminës C:
Rigjeneron qelizat
Para së gjithash, studimet shkencore tregojnë se vitamina C është një antioksidant i fuqishëm që do të thotë se luan një rol aktiv në procesin e rigjenerimit të qelizave të dëmtuara. Së bashku me një dietë të shëndetshme, kur aplikohet drejtpërdrejt në lëkurë, përshpejton procesin për një shërim më të shpejtë.
Eliminon njollat
Ashtu si një dietë e pasur me antioksidantë lufton radikalet e lira për sistemin tuaj imunitar, vitamina C bën të njëjtën gjë për lëkurën tuaj.
Kuron lëkurën tuaj nga aknet
Sipas studimit, vitamina C parandalon inflamacionin i cili ndihmon në shërimin e plagëve dhe qetëson skuqjet. Meqenëse vitamina C është shumë acid, kur aplikohet drejtpërdrejt në lëkurë, ajo do të shkaktojë prodhimin e kolagjenit dhe elastinës.
Ngadalëson plakjen e lëkurës
Teksa jemi në temën e kolagjenit, të mos harrojmë ndikimin e tij shtrëngues në lëkurë. Dihet që sa më shpejt të përfshini serumin e vitaminës C në rutinën tuaj të përditshme për lëkurën, do të merrni rezultate më të mira në planin afatgjatë.
Trajton më së miri pigmentin e lëkurës
Vitamina C është e njohur për kufizimin e prodhimit të melaninës e cila shkakton njolla të errëta dhe hiperpigmentim. Eshtë gjithashtu efikase në heqjen e qeseve nën sy nëse përdoret rregullisht. Dhe një pamje e tonifikuar do të thotë një shkëlqim i shëndetshëm.
Hidraton lëkurën
Lëkura juaj e humbet hidratimin e saj gjatë ditës. Dhe gjetjet tregojnë se fosfati i magnezit, një derivat i vitaminës C, luan një rol të rëndësishëm në mbajtjen e lagështisë në lëkurën tuaj. Plus, gjithmonë duhet të mbani mend që të pini ujë mjaftueshëm çdo ditë për të ndihmuar që lëkura juaj të duket e bukur!
Në rast se nuk jeni ende të bindur, atëherë po ju themi që edhe të famshëm me një shkëlqim të mrekullueshëm si Lady Gaga përdorin serumin e vitaminës C në rutinën e tyre të bukurisë.