UBT News

6 arsyet pse duhet të ‘ndaheni’ njëherë e mirë nga pijet e gazuara!

Pijet e gazuara rezultojnë të jenë më të shiturat në të gjithë botën, ndjekur më pas nga alkooli dhe pijet energjike.

Grupmoshat deri në 25 vjeç janë konsumatorët më të mëdhenj të tyre, prandaj fushata të tëra sensibilizimi dhe projektesh ndërkombëtare kanë si qëllim informimin mbi dëmin që shkaktojnë këto pije në organizmin tonë.

Efektet anësore që ato na japin janë të shumta, por 6 janë më kryesoret, më shkatërrueset dhe më të dëmshmet për ne dhe trupin tonë.

Pijet me gaz:

  1. Janë shkaktari numër 1 i rritjes në peshë dhe i obezitetit në botë
  2. Shkatërrojnë kockat dhe dhëmbët tuaja
  3. Shkatërrojnë qelizat e trurit
  4. Rrisin kolesterolin, rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës, shkaktojnë plakje të parakohshme
  5. Ëmbëlsuesit artificialë shkaktojnë tumor, kancer, epilepsi, diabet
  6. Kafeina që gjendet tek to rrit mundësinë për pagjumësi dhe çrregullon ritmin e rrahjes së zemrës.

Duhet të filloni sa më parë të shmangni konsumin e tyre tek vetja, por edhe tek fëmijët. Në vend të tyre preferoni ujin dhe lëngjet e freskëta të përgatitura në shtëpi./neps.al 

Exit mobile version