Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka komentuar ndryshimin e ligjit për pagën minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.
Deputetja ka thënë se Qeverisë Kurti iu është dashur që për katër vite ta rrisë pagën për 6. 80 euro, ndërsa ka thënë se propaganda nuk kalon “sepse për qytetarët është rënduar jetesa. Fundi i kësaj qeverisje është afër”.
“Ndërsa sot ministri del me mburrje që ka rritje të pagave. Propaganda nuk kalon sepse për qytetarët është rënduar jetesa. Fundi i kësaj qeverisje është afër. 9 shkurti do të jetë piknisje për ta rikthyer ekonominë e vendit në ekonomi të fuqishme dhe jo politika ekonomike që varfërojnë popullin e mashtrojnë qytetarët më lëmosha”, shkruan Krasniqi në Facebook.