Një burrë 59-vjeç nga Qipro, i fiksuar pas ish-bashkëshortes së tij, është hakmarrë duke i vënë flakën dajës, hallës dhe një të moshuari 73-vjeç, duke i djegur me benzinë. Tre të moshuarit ndodhen në spital dhe janë në gjendje kritike për jetën.
Sipas mediave greke, ai kishte një urrejtje të pakuptimtë ndaj ish-bashkëshortes, prandaj ia vuri flakën 3 të moshuarve, si shenjë hakmarrjeje pasi ata ndihmonin ish-gruan e tij.
Pas ngjarjes ai u shpall në kërkim nga policia, dhe u gjet disa orë më vonë i vdekur në një fushë./ABC