UBT News

585 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë u regjistruan 585 raste të reja me COVID-19, ndërsa nuk u shënua asnjë rast i vdekjes.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe 57 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 3 mijë e 339.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3 mijë e 830 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 708 mijë e 466 doza të vaksinës./UBTNews

Exit mobile version