Në komunën e Gjilanit aktualisht janë 581 raste aktive me COVID-19. Këtë e ka konfirmuar nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, në mbledhjen e komitetit të Gjilanit.
Ismajli ka apeluar te qytetarët t’i respektojnë masat kundër përhapjes së virusit.
“Gjendja e përgjithshme në komunën e Gjilanit sa i përket përballjes me virusin COVID-19 është si vijon: Nga 6 mijë e 132 testime, 2 mijë e 261 të infektuar në total, 1 mijë e 615 të shëruar, 581 raste aktive, 63 të hospitalizuar dhe 185 mostra në pritje të rezultatit”, thuhet në njoftimin e komunës së Gjilanit./UBTNews