Qeveria në detyrë e Kosovës do të ndajë 578 mijë e 345 euro për riparim të protezave për Invalidët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media nga Zyra e Kryeministrit, pas takimit që kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti pati me përfaqësuesit e Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, të prirë nga Fadil Shurdhaj, nga të cilët u njoftua për nevojën urgjente të mbështetjes financiare për riparimin dhe furnizimin me proteza.
Në takim ishte i pranishëm edhe drejtori i Zyrës për Çështjen e Kategorive të Dala nga Lufta, Sylë Vitia./UBTNews