Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 55.
Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në gjithë vendin janë regjistruar 10 raste të reja.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.040 doza të vaksinës, ku me dozën e parë janë vaksinuar 904 mijë e 284 qytetarë.
Deri më sot 824 mijë e 657 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 105 mijë e 128 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1 mijë e 779 persona.