UBT News

541 raste aktive me COVID-19 në Gjilan

Në komunën e Gjilanit aktualisht janë 541 raste aktive me COVID-19. Komuna e Gjilanit njofton se 81 pacientë me COVID-19 janë në hospitalizim, kurse 61 pacientë janë në oksigjenoterapi.

Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli në takimin për vlerësimin e situatës me COVID-19, apeloi qytetarët që t’i respektojnë masat kundër përhapjes së COVID-19.

Që nga fillimi i pandemisë, në Gjilan janë testuar 19 mijë e 757 mostra, 6 mijë e 105 raste rezultuan pozitive, 5 mijë e 433 pacientë janë shëruar, 133 kanë vdekur, kurse 172 mostra janë në pritje për rezultat./UBTNews

Exit mobile version