UBT News

54 raste të reja me COVID-19 dhe 72 të shëruar

Në 24 orët e fundit në Kosovë në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 670 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 54 raste pozitive.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 26 raste, komuna Ferizaj 8 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, dhe me nga një rast Drenas, Obiliq, Pejë, Podujevë dhe Shtime.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Numri total i rasteve pozitive është 15 mijë e 574 raste nga 67 mijë e 294 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 625 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 72 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13 mijë e 492, kurse numri i rasteve aktive është 1 mijë e 457./UBTNews

Exit mobile version