53 raste të reja me COVID-19 u regjistruan në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa nuk u shënua asnjë rast i vdekjes.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe pesë pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 419.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2 mijë e 324 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 671 mijë e 559 doza të vaksinës./UBTNews