Situata me COVID-19 në Kosovë është e menaxhueshme dhe nën kontroll. Kështu ka deklaruar drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës në mbledhjen e Komitetit për Menaxhimin dhe Vlerësimin e situatës me COVID-19.
“Sot kemi të shtrirë 526 pacientë, 370 me oksigjenoterapi të vazhdueshme, 21 prej tyre janë në gjendje më të rëndë, 7 në respiratorë dhe gjendja e tyre vlerësohet kritike, dhe 24 pacientë janë në metodën tjetër të ventilimit të asistuar”, ka thënë ai.
Aktualisht në Kosovë janë 6 mijë e 639 raste aktive me COVID-19./UBTNews