UBT News

519 raste aktive me COVID-19 në Gjilan

Në komunën e Gjilanit aktualisht janë 519 raste aktive me COVID-19. Nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, në mbledhjen e sotme të Komitetit të Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, njoftoi se kjo komunë po i pret rezultatet e 158 mostrave.

Komiteti kërkon nga të gjithë qytetarët që t’i respektojnë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe Ministrisë së Shëndetësisë, për bartjen e maskave, mbajtjen e distancës dhe pastrimin e duarve.

“Gjendja e përgjithshme është kjo: nga 6 mijë e 289 teste, 2 mijë e 363 kanë rezultuar pozitive, 1 mijë e 776 janë shëruar, 68 persona kanë vdekur, 519 raste janë aktive, 78 në hospitalizim dhe 158 mostra në pritje”, thuhet në njoftimin e komunës./UBTNews

Exit mobile version