UBT News

51 raste aktive me COVID-19 në Gjilan

Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, në takimin ditor të Komitetit komunal të Gjilanit për parandalimin e përhapjes së COVID-19, ka theksuar se numri i rasteve aktive në Gjilan është 51.

Ismajli theksoi se është lajm i mirë rënia e infeksionit me COVID-19 në këtë komunë.

“Ndërkohë, pasqyra e përgjithshme e përballjes me pandeminë është kjo: 1 mijë e 51 raste në total të infektuar, 954 të shëruar, 10 të hospitalizuar, 47 të vdekur dhe 63 mostra në pritje për rezultate.”, njofton komuna e Gjilanit./UBTNews

Exit mobile version