UBT News

500 mijë viktima nga COVID-19 në ShBA, ambasada thirrje të respektohen masat

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë raportuar 500 mijë raste të vdekjes si pasojë e COVID-19.

Me këtë rast, Ambasada amerikane ka ngushëlluar familjarët e viktimave të COVID-19.

“Dje u shënua një moment i zymtë dhe historik, më shumë se 500 mijë viktima janë raportuar si pasojë e COVID-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sot ndërsa reflektojmë për ata që kemi humbur, si në SHBA edhe këtu në Kosovë, le të nderojmë kujtimin e tyre duke dyfishuar përpjekjet për të mbrojtur miqtë, familjet dhe fqinjtë tanë. Mbani maskën, mbani distancën dhe lani duart. Së bashku mund ta mposhtim COVID-19”, thuhet në njoftim./UBTNews

Exit mobile version