Të paktën 50 persona kanë vdekur dhe 15 të tjerë janë zhdukur në Kinën qendrore që nga fundi i korrikut, pasi rajoni u godit nga një shi i madh dhe përmbytjet e shkaktuara nga tajfuni.
Sipas zyrtarëve lokalë, tajfuni Gaemi goditi rëndë qytetin Zixing në provincën Hunan të Kinës qendrore.
Përmbytjet dhe shiu zhvendosën 128,000 njerëz, ndërsa 11,869 shtëpi dhe ndërtesa u dëmtuan ose u shembën, raportoi Xinhua News të hënën vonë.
Shiu i dendur dëmtoi gjithashtu rrugët dhe sistemet e energjisë elektrike në qindra fshatra në rajon, pasi u raportuan edhe rrëshqitje dheu në disa zona.
Megjithatë, autoritetet restauruan rrugët dhe sistemet e energjisë elektrike në këto zona.