Pesëdhjetë fitues të çmimit ‘’Nobel’’, mes tyre Carlo Rovelli, Steven Chu dhe Carlo Rubbia kanë nënshkruar një apel për të gjitha qeveritë e botës, përmes të cilit kanë kërkuar uljen e shpenzimeve globale ushtarake.
Ky reduktim, sipas tyre “mund të lirojë burime të mëdha për paqen të cilat mund të përdoren për të adresuar probleme serioze të njerëzimit: pandemitë, ngrohjen globale dhe varfërinë ekstreme”, raporton atsh, transmeton UBT News.
Sipas fituesve të çmimit Nobel, shpenzimet ushtarake botërore janë dyfishuar që nga viti 2000, duke iu afruar shumës prej dy trilion dollarëve në vit dhe është në rritje në të gjitha rajonet e botës.
“Qeveritë janë nën presion për të rritur shpenzimet ushtarake sepse edhe të tjerët e bëjnë këtë gjë. Mbështetja e një gare armësh spirale është një humbje kolosale e burimeve që mund të përdoren me shumë mençuri. Garat e armatimeve të kaluara kanë pasur shpesh të njëjtën gjë rezultat: konflikte vdekjeprurëse dhe shkatërruese. Ne kemi një propozim të thjeshtë për njerëzimin: qeveritë e të gjitha shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara të negociojnë një reduktim të përbashkët për shpenzimet e tyre ushtarake me 2 përqind çdo vit për pesë vjet”, kanë sugjeruar ata.