UBT News

50 euro shtesë edhe në janar për të gjithë punëtorët e sektorit publik

Nga 50 euro shtesë në pagë do të ndahen për punëtorët e sektorit publik edhe në muajin janar, ka vendosur Qeveria të mërkurën.

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se ka qenë premtim i Qeverisë që të paguhet kjo shtesë deri në hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave, që pritet të nisë në shkurt.

Ndarja e shtesave nga 50 euro për sektorin publik për përballjen e inflacionit ka nisur gjatë muajit shtator pas grevave. Nga 50 euro u paguan çdo muaj shtesë deri në dhjetor e tash me vendimin e ri edhe në janar.

Exit mobile version