UBT News

50% e problemeve psikologjike fillojnë nën 15 vjeç

Gjysma e çrregullimeve mendore zhvillohen para moshës 15 vjeç dhe më të shpeshtat në moshat e reja janë depresioni dhe ankthi.

Dhe kjo gjendje shoqërohet shpesh me mungesën e një vlerësimi diagnostik, vështirësi në marrjen e përgjegjësisë në shërbime, mungesë të një databaze dhe një shkallë të lartë e shpërndarjes së pacientëve.

Shumë të rinj paguan shtrenjtë ndikimin psikologjik të pandemisë, të detyruar të distancoheshin si edhe të mësonin online.

Të dhënat nga Mental Health Index mbi gjendjen e shëndetit mendor në Evropë, të prezantuara në Bruksel nga ”The European House Ambrosetti”, tregojnë se dy në tre adoleshentë ose fëmijë janë të rrezikuar nga depresioni për shkak të ndikimit të pandemisë Covid-19.

“Për një vit e gjysmë kam parë fëmijë vetëm përmes kompjuterit”, thekson shkrimtari Fabio Geda.

Pandemia ishte gjithashtu një periudhë ku u përjetua një përdorim i gjerë i medias sociale tek adoleshentët.

Shkrimtarja Irene Facheris tregon me guxim përvojën e saj në trajtimin e fyerjeve nga interneti.

“Më shkatërroi, më lodhi. Kërkova ndihmë dhe u diagnostikova me depresion. Ne duhet ta kapërcejmë stigmën që na pengon të flasim për këto çështje, sidomos adoleshentët”, thekson ajo./ a.jor.Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Exit mobile version