UBT News

50 Cent bëri aksidentalisht 8 milion dollarë në bitcoin

Në vitin 2014, reperi 50 Cent lejoi njerëzit të blinin albumin e tij Animal Ambition duke përdorur bitcoin. Ai më pas e la llogarinë e tij të qëndronte e papërdorur për vite me rradhë, dhe vetëm pak kohë më parë zbuloi se ai tani është një milioner i bitcoin, siç raportohet së pari nga TMZ.

Në atë kohë, një bitcoin i vetëm vlente vetëm 662 dollarë dhe fansat e reperit mund të merrnin albumin për një pjesë të kësaj. Në total, ai tërhoqi mbi 400,000 dollarë. Që atëherë, vlera e bitcoin është rritur: çmimi i kriptovalutës u rrit deri në 17,000 dollarë në fillim të këtij muaji, por vetëm për të rënë nën 10,000 dollarë javët e fundit.
Pasi qëndruan të paprekura në llogarinë e tij për vite me radhë, fitimet e 50 Cent tani vlejnë nga 7 deri në 8,5 milion dollarë, bazuar në vlerësimin aktual të luhatjeve të bitcoin.

50 Cent e kishte konfirmuar në Instagram dhe Twitter, duke thënë, “Jo keq për një fëmijë nga South Side, unë jam shumë krenar për mua”.

50 Cent është vetëm një nga shumë njerëz që morën bitcoin, për ta harruar atë. Ai është me fat që iu kujtua informacioni i hyrjes së tij. Shumë të tjerë kanë harruar hyrjet e tyre të vjetra në llogari dhe kanë humbur pasuri të mundshme, të cilat përgjithmonë do të mbyllen për shkak të natyrës së kriptovalutave.

Exit mobile version