Kur flasim për tërheqjen, shpesh mendojmë te pamja e jashtme. Sidomos gratë ndihen më së shumti të gjykuara për bukurinë e tyre. Por, tërheqja nuk kufizohet vetëm te pamja: personaliteti, kimia, vlerat e përbashkëta dhe, padyshim, gjuha e trupit kanë një ndikim të madh.
Mënyra si e mbajmë veten dhe sinjalet që japim pa folur bëjnë diferencën. Ja zakonet që ndikojnë drejtpërdrejt në tërheqjen mes njerëzve:
1. Varësia nga telefoni
Të qëndrosh me sy nga telefoni gjatë një takimi të bën të dukesh i/e padisponueshëm/me. Për disa orë, vendos ta lësh ekranin mënjanë dhe përqendrohu te personi që ke përballë.
2. Shprehjet negative të fytyrës
Një shprehje e ashpër apo e pakënaqur lë përshtypje të keqe. Edhe buzëqeshja e lehtë ndryshon atmosferën dhe të të bëjë më të afërt, ndërsa shprehjet e zemëruara largojnë të tjerët.
3. Kontakti me sy
Shikimi në sy është thelbësor. Shumë kontakt mund të duket i tepruar, shumë pak mund të tregojë mungesë interesi. Ekuilibri është çelësi.
4. Qëndrimi i trupit
Postura flet shumë për vetëbesimin. Një trup i përkulur tregon pasiguri, ndërsa një qëndrim i drejtë dhe i relaksuar përcjell siguri dhe të bën më tërheqës/e.
5. Rrotullimi i syve
Ky gjest shpesh perceptohet si përçmim ose mungesë respekti. Në vend të kësaj, shpreh mendimin tënd qetësisht dhe me maturi.
Gjuha e trupit është një pjesë e fuqishme e komunikimit. Duke qenë i/e pranishëm/me, pozitiv/e dhe autentik/e, jo vetëm që të rritet tërheqja, por krijon edhe lidhje më të thella me të tjerët. /A.Z/UBT News/