UBT News

5 ushqime që njerëzit konsumojnë që nga kohët e lashta

Në lashtësi, burimet ushqimore ishin të kufizuara, por njerëzit ishin të shkathët dhe gjenin mënyra për të ruajtur dhe përpunuar ushqimin.

Metoda si tharja, fermentimi dhe konservimi ndihmuan në parandalimin e prishjes së ushqimeve. Disa prej ushqimeve që shijojmë sot kanë rrënjë mijëra vjeçare.

1. Tortë djathi (Cheesecake)

Në Greqinë e lashtë, cheesecake konsiderohej delikatesë e shërbehej vetëm në festa. Atletët e Olimpiadës së parë (776 p.e.s.) besohet se e konsumonin për energji. Receta e parë e shkruar daton në vitin 230 të erës sonë nga autori grek Athenaeus. Më vonë, romakët ndryshuan recetat duke shtuar djathë të grimcuar dhe vezë, dhe në vitin 1000 torta u përhap në Evropën Perëndimore. Sot, cheesecake shijohet globalisht, me versionin më të famshëm në Nju Jork.

2. Çokollata

Kakaoja përdorej që nga 1500 p.e.s. nga civilizimi Olmec dhe më pas nga Majat, si pjesë e pijeve ceremoniale dhe madje si monedhë tregtie. Në vitin 1828, kimisti holandez Coenraad Johannes van Houten zhvilloi pluhurin e kakaos, duke mundësuar prodhim më të lirë dhe popullaritet të rritur. Sot, Zvicra kryeson konsumin e çokollatës, me mbi 8 kg për person në vit.

3. Mjalti

Mjalti është përdorur për mijëra vjet si ushqim e qëllime shëndetësore. Vizatim shkëmbor paleolitik tregon mbledhjen e mjaltit që nga 40,000 vjet më parë, ndërsa prova arkeologjike nga 3,500 vjet më parë tregon përdorimin e qeramikës për ruajtjen dhe përpunimin e dyllit të bletës. Ai është një ushqim jashtëzakonisht i qëndrueshëm falë përbërjes së tij natyrore.

4. Petulla

Kanë histori mijëra vjeçare. Analiza e mjeteve të bluarjes 30,000 vjeçare tregon se petullat gatuaheshin gjatë epokës së gurit. Romakët përdornin miell gruri e vaj, ndërsa analiza e stomakut të “Otzi Njeriut të Akullit” tregon se konsumonte version të hershëm të petullave.

5. Kokoshka

Kokoshkat erdhën nga misri i ngrohur deri në shpërthim, dhe kultivoheshin nga popujt indigjenë që rreth 5,000 p.e.s. Në fillim përdorej si ushqim i zakonshëm, veçanërisht për mëngjes. Sot, misri i kokoshkave përbën një pjesë të madhe të prodhimit global dhe është një nga ushqimet më të njohura të shijshme dhe të lehta për të konsumuar.

Këto ushqime tregojnë se kreativiteti i njerëzve për të përpunuar dhe ruajtur ushqimin ka ekzistuar që nga kohët e lashta dhe disa prej tyre vazhdojnë të jenë pjesë e përditshmërisë sonë. /A.Z/UBT News/

 

 

Exit mobile version