UBT News

5 ushqime që i hani çdo ditë, por ndikojnë në energjinë tënde

Shpesh ushqimet që mendojmë se janë të padëmshme apo të shëndetshme, mund të na japin më tepër lodhje sesa energji. Zgjedhjet e përditshme të ushqimit ndikojnë direkt në nivelin e energjisë dhe ndjesinë e përgjithshme të mirëqenies.

Ja pesë ushqime që ndoshta i konsumon çdo ditë, por që në fakt të ulin energjinë:

Bukë e bardhë: Edhe pse mund të duket si zgjedhje e shpejtë dhe praktike, ajo është e pasur me karbohidrate të përpunuara që çojnë në rritje të menjëhershme të sheqerit në gjak, pasuar nga një rënie e shpejtë. Kjo rënie të lë të lodhur dhe pa energji gjatë ditës.

Sheqeri i fshehur në pijet e ëmbla: Lëngjet e frutave të përpunuara, pijet me gaz e çaji i ëmbëlsuar përmbajnë sasi të mëdha sheqeri të shtuar. Konsumimi shkakton rritje të përkohshme të energjisë, por ajo bie shpejt, duke lënë ndjenjën e lodhjes dhe plogështisë.

Drithërat e përpunuara: Shumë drithëra që shiten si “të shëndetshme” përmbajnë sasi të larta sheqeri e janë të varfra në fibra. Ato rrisin nivelin e sheqerit në gjak, por nuk ofrojnë ndjenjën e ngopjes apo energji të qëndrueshme, duke shkaktuar lodhje pas një kohe të shkurtër.

Kosi me fruta: Edhe pse kosi në vetvete është burim i mirë i proteinave dhe probiotikëve, versionet e gatshme me fruta të përpunuara përmbajnë sasi të mëdha sheqeri të shtuar. Kjo ndikon në energjinë gjatë ditës, duke shkaktuar rritje dhe rënie të shpejtë të energjisë.

Patatet e skuqura dhe snacks-et e kripura: Patatet e skuqura dhe snacks-et tjera të kripura që mund t’i konsumoni për një darkë të shpejtë përmbajnë yndyra të përpunuara dhe karbohidrate që ngadalësojnë tretjen dhe krijojnë ndjesinë e lodhjes pas konsumimit. Ato ofrojnë pak vlera ushqyese dhe kanë një efekt të shpejtë negativ në nivelet e energjisë. /UBT News/

Exit mobile version