UBT News

5 strategji të thjeshta dhe të testuara që ju ndihmojnë të bini në peshë

Është e sigurt që ushqimi do t’ju shijonte më shumë duke ngrënë para televizorit dhe duke parë diçka argëtuese, por nëse doni të humbisni peshë duhet të siguroheni të jeni të përqendruar vetëm tek ushqimi gjatë kohës që hani.

Sipas studiuesve ka shumë mënyra për të humbur peshë, por ato më efektivet janë dietat që kanë të bëjnë me kujdesin e përhershëm ndaj ushqimit.

Gjëja më e rëndësishme që duhet të bëni është të fokusoheni tek ushqimi që keni para dhe të mos shpërqendroheni gjatë vaktit të ngrënies.

Më poshtë keni 5 këshilla efektive që të humbi peshë.

1.Hani fasule

Mbusheni pjatën tuaj me fasule, ato kanë super proteina bimore. Me këtë ushqim është e pamundur të shëndosheni sepse të ngopin shumë shpejt.

2.Sfidoni veten që të hani për 20 minuta

Ngadalësimi në të ngrënë ju ndihmon të merrni kontakt me urinë tuaj dhe të mos hani si të babëzitur. Duke ngrënë avash dhe me kafshata të vogla ju do të keni mundësi ta shijoni më shumë ushqimin.

3.Pyeteni veten nëse po hani vetëm se jeni të stresuar

Nëse jeni, kjo është krejt normale! Por ndoshta duhet të provoni diçka tjetër si yoga ose vetëm duke marrë frymë thellë dhe kjo do t’ju ndihmojë.

4.Nëse po planifikoni të mbani dietë, bëjeni si diçka që e doni vërtet

Sigurohuni që të shijoni çdo kafshim dhe të ndaleni kur nuk jeni më të kënaqur me të. Më së shumti kënaqësia vjen pas kafshimit të parë, kështu që nuk mund të hani gjithçka ju del para.

5.Mos hani ndërkohë që punoni, lexoni ose shikoni televizor

Në asnjë mënyrë mos e bëni diçka të tillë. Ushqimi mund t’ju dalë jashtë kontrollit dhe nuk do ta kuptoni. Në fillim do t’ju duket e çuditshme, por do të mësoheni me kalimin e kohës.

Exit mobile version