Nëse je ndalur ndonjëherë për ta pyetur veten “Sa i sigurt është vendi im i punës”, por pas shumë “kalkulimeve” përsëri keni përfunduar në hamendje, është koha që ta kuptoni e të merrni masa.
“Teprica”, quhet kështu kur roli yt në atë kompani nuk është më i nevojshëm. Kjo mund të ndodhë për shkak të teknologjisë, partneritetit ose drejtimeve të reja në vendin e punës. Kur kjo të ndodhë, një ose disa anëtarë të një kompanie mund të mos jenë më aq të kërkuar.
Raste të tilla po rriten, sidomos në turbulencat ekonomike, por nuk është domosdoshmërisht negative. Në fakt mund të jetë diçka pozitive nëse mendoni për të dhe nëse ndërmerrni hapa për të ndryshuar. Por, nëse jeni të shqetësuar rreth kësaj është mirë që t’i shihni këto 5 shenja.
Shenja të rënies së punës pa asnjë paralajmërim
Mund ta dini që është koha që të largoheni kur ka rënie të punës. Kjo madje është njëra ndër shenjat më kryesore, por sigurisht që nuk është e vetmja. Mund të jetë e mundshme që ka më pak punë aktive, por për disa ndryshime afatshkurta shembull, klienti është larguar ose kompania dëshiron që të ruajë para, por sidoqoftë gjendja, duhet të jeni të njoftuar rreth kësaj.
Nganjëherë kjo shenjë mund të jetë e vështirë që të vërehet. Nëse punoni në ekip shembull, vëzhgoni me kujdes nëse secilit anëtar po i shtohen punët dhe juve po ju pakësohen! Kjo është shenjë që duhet të ndërmerrni diçka.
Jeni anashkaluar për promovim
Imagjinoni sikur ka kohë që jeni pjesë e një kompanie dhe i keni mbledhur të arriturat për një ditë të caktuar. Ndiheni sikur keni më shumë potencial, se që jua lejon pozita aktuale. Duhet të jeni të shpërblyer me promovim, por atë nuk e merrni asnjëherë.
Dikur e keni marrë atë pozitë, por kjo nuk do të thotë që duhet të qëndroni përgjithmonë aty. Gjatë rrugëtimit keni marrë aftësi të reja dhe jeni të gatshëm të merrni edhe përgjegjësi të reja, prandaj nëse nuk e merrni asnjëherë promovimin e kërkuar – merituar, atëherë është koha që ta kërkoni diku tjetër.
Kur ju mbajnë jashtë
Kompania nuk ju fton më në takime të rëndësishme. Emri juaj thjesht “zhduket” nga dokumentet e brendshme, që dikur e kanë bërë. Nuk merrni më emaile të rëndësishme. Nuk ftoheni më në ngjarje sociale të kompanisë. Kolegët ju shmangin në zyre dhe gjatë pushimeve të drekës. Nëse kjo po ju ndodhë edhe juve, është koha ta kërkoni punëdhënës tjetër.
Kur kompania po ristrukturohet dhe njerëzit mund të lirohen
Kur të dëgjoni që kompania juaj po përballet me vështirësi financiare, ose është duke e riorganizuar strukturën, kjo është një shenjë e tepricës. Nëse dëgjoni që menaxheri i vjetër po largohet dhe po vjen një i ri, është po ashtu një shenjë e tepricës.
“Feedback” te varfër
Punonjësit kanë të drejtë nëse presin reagim konstruktiv nga punëdhënësi i tyre. Nëse nuk e merrni asnjë, kjo mund të jetë një shenjë që kompania po e përgatitë terrenin. Por nëse keni marrë “feedback” dhe ai ka qenë negativ, bisedoni për arsyet me menaxherin. Pyesni nëse ka ndonjë gjë që mund të behtë për ta rritur performancën. Por, nëse nuk ka fare është koha të mendoni edhe sa kohë duhet të qëndroni në atë vend pune. /Akademi Pune