UBT News

5 probleme shëndetësore që lidhen me menopauzën

Mund të keni dëgjuar për afshe të nxehta a ndryshime në humor, por ja disa gjendje shëndetësore që nuk i dinit që shkaktohen nga menopauza.

Ndërsa femrat kalojnë përmes këtij ndryshimi pa pasur asnjë efekt anësor, disa të tjera mund të lihen me problemet e mëposhtme.

Lëshimi i kockave të legenit

Kur jeni të reja, muskujt bëjnë një punë të mirë në kontraktim dhe në mbajtjen e gjithçkaje në rregull. Pas menopauzës, ato dobësohen, duke shkaktuar që fshikëza, mitra, zorra e trashë, ose vagina të lëshohen poshtë. Në rastet më të renda, një ose disa nga këto organe varen dhe shkaktojnë dhimbje, gjakderdhje dhe parehati të tjera. Gjithashtu  mund të vështirësojë proceset e daljes jashtë.

Femrat që kanë pasur një lindje natyrale janë dhe ato më të prekurat. Menopauza shoqërohet me rritje të peshës, e cila vendos më shumë presion rreth organeve që mbahen nga legeni.

Çka mund të bëni: Shprehu. Shumë femra e vonojnë trajtimin se kanë frikë të flasin, bëhen konfuze a kanë turp. Nuk ka pse, nuk jeni të vetme. Rreth 41 deri në 50 % mund të shfaqin disa nga këto pasoja sipas një publikimi në Revistën Ndërkombëtare të Urogjinekologjisë. Nëse ndieni një si shtypje nga poshtë, ose keni vështirësi në dalje, duhet të bëni një vizitë tek mjeku. Në rastin më të lehtë, doktori juaj do t’ju rekomandojë  disa ushtrime të lehta për të forcuar muskujt e legenit. Në raste më të komplikuara, mund të kërkohet ndihma e një operacioni.

Sëmundjet e mëlçisë

Kur jemi të rinj e të shëndetshëm, mëlçia ka tendencën t’i riparojë dëmet nga alkooli e infeksionet  shpejt. Ndonjëherë ky organ krijon qeliza të dëmtuara dhe jo të shëndetshme, që me kalimin e kohës kanë tendencën të krijojnë pjesëza të dëmshme. Ky proces ndalohet nga estrogjeni, i cili në menopauzë ul prodhimtarinë. Me kalimin e kohës çon në shfaqjen e sëmundjeve kronike në mëlçi. Estrogjeni mbron mitokondrinë e qelizave të mëlçisë. Kur fillon rënia e prodhimtarisë të këtij hormoni, mund të ndodhin dëmtime të mëtejshme, që çojnn në plakje të shpejtë të mëlçisë.

Çka mund të bëni: Herën tjetër që jeni në spital duke bërë analizë, kërkoni për të parë nivelin e enzimave të mëlçisë. Shumica nuk kanë shenja kur sëmuren nga mëlçia, deri sa është vonë. Nëse keni lindur midis 1945 dhe 1965, kërkoni të testoheni për hepatit C, një virus i cili mund të shkatërrojë mëlçinë.

Çrregullime të sistemit imunitar

Ndiheni të lodhur, jo në humor e po kaloni afshe të nxehta? Janë simptoma normale të menopauzës, por mund të jenë shenja të një çrregullimi të sistemit imunitar, p.sh sklerozë e shumëfishtë ose artrit. Mund të jetë problem që fillon gjatë menopauzës, ose vetë menopauza e përkeqëson gjendjen. Edhe në këtë rast duhet të fajësohet estrogjeni. Rënie të prodhimtarisë së hormonit shkaktojnë inflamacione në trup ose i kthen sistemet mbrojtëse në të dëmshme.

Çka mund të bëni: Mbani shënim çdo simptomë që po përjetoni e pyesni doktorin për të gjitha. Nëse jeni në dijeni se keni pasur përpara çrregullim të sistemit imunitar, përpiquni t’ia shpjegoni simptomat që po përjetoni edhe një endokrinologu dhe gjinekologu. Ata do t’ju ndihmojnë si të përcaktoni më saktë gjendjen që keni dhe se si ta kuroni atë.

Sy të thatë

Estrogjeni nuk është i vetmi hormon që largohet. Edhe ai i testosteronit bie dhe ndikon në shikim. Këto hormone, që njihen zakonisht si hormone që prodhohen nga meshkujt, luajnë rol kritik në gjëndrën meibomian, e cila prodhon  përbërje lyrore që ndihmon në ruajtjen e lagështisë në  sipërfaqen e syrit. Kur niveli i testosteronit bie, shtresa vajore bëhet më e hollë. Si rezultat i kësaj avullon më shumë ujë e mbetet më shumë kripë. Edhe qelizat e gjëndrave të lotit në sy fillojnë e vdesin më shpejtë. Kjo është arsyeja pse  numri i femrave të moshuara që raportojnë sy të thatë është më i madh se i meshkujve.

Çka mund të bëni: Edhe njerëzit me shikim perfekt që nuk kanë pasur problem duhet të fillojnë të vizitohen nga mosha 40 vjeç. Nëse nuk e keni bërë më parë këtë gjë, filloni. Përdorimi i lubrifikantëve ndonjëherë është më se e mjaftueshme, por ndonjëherë mund të duhet  të vendosen tuba që ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë dhe ndalojnë tharjen shumë të shpejtë të syve.

Humbje e dëgjimit

Me moshë, të gjithë kanë tendencën ta humbasin pak aftësinë e dëgjimit, por femrat mund të hasin probleme më të shpejta pas menopauzës.  Kjo ndodh se estrogjeni luan rol të rëndësishëm në organin që ndodhet në veshin e brendshëm dhe që ka formën e një kërmilli, i cili ka si detyrë të konvertojë dridhjet në sinjale elektrike të cilat truri mund t’i kuptojë dhe përpunojë.

Çka mund të bëni: Përpiquni të limitoni sa të mundni ekspozimin nga zhurmat e larta. Fokusohuni në dietë të pasur me shumë ushtrime. Mund të tingëllojë e çuditshme , por një stil jetese i shëndetshëm ju mbron nga dëmtimet e çdo pjese të trupit, duke përfshirë veshët.Femrat që kryenin ushtrime kishin rrezik më të paktët, 17%, për të humbur dëgjimin. Femrat që konsumonin më shumë beta karoten në dietë e ulnin këtë rrezik me 12%.

Exit mobile version